28 Prill 2025

Analisti Andi Bushati shprehet se premtimi i kryeministrit Edi Rama për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, nuk është asgjë tjetër veçse një blof, që vetë ai e ka pranuar.

I ftuar në  një emision televiziv, Bushati tha se premtimi me ‘300 mijë vende pune’ , ka kaluar në filtrin e dy palë zgjedhjeve parlamentare 2017-2021

Sipas Bushatit, edhe në premtimet elektorale të fushatës së 2025, një ‘mashtrim’ i tillë nuk do të ketë një rol të madh, duke shtuar se Rama e gjeti ‘zgjidhjen’ te formalizimi i tregut të punës.

Premtimi ishte një blof, që  vetë Rama e pranoi. Në prag të fushatës 2017  nisi të bënte këto numra, sado mashtrues kalibri të jetë treguar Rama, ky është një nga mashtrimet që ka kaluar dy palë zgjedhje. Edhe pse mashtrimi është spektakolar dhe Rama e pranoi vetë, nuk ju punësova por ju formalizova. Këtë mashtrim e ka kaluar në filtrin e 2 palë zgjedhjeve, edhe më 2017-2021. Edhe zgjedhjet e 2025, ky mashtrim s’do ketë rol të madh.

Problem është të merremi me mashtrimin e ri.Pasi ka gënjyer për 8 vjet që s’hapa vende pune, por ju formalizvoa, tani gënjen mandatin e 3.. Sot nëse ke hapur 300 mijë vende pune, të japin më shumë të ardhura për fondin e pensioneve. Kur ndeshet me krizën e pensioneve, atëherë thotë s’kemi bërë formalizmin. Tani thotë se edhe formalizim s’paskeni bërë, se ende njerëzit paguhen në të zezë.

Edhe pse është gënjeshtër lapidare, është gënjeshtër që s’ka lidhje me zgjedhjet e 2025, ka kaluar 2 filtra zgjedhjesh. Kush është aktualizimi i kësaj gënjeshtre. E thotë se të paktën 300 mijë njerëz i formalizova, që sërish e hodhi poshtë me fjalët e veta. E di sa është papunësia në një fshat të Korçës? Zero, sepse s’ka asnjë banor.

Gazeta Sot