“Nga sot Rama nuk është kryeministër”. Spartak Ngjela: – I ka rënë shteti dhe duhet të japë dorëheqjen! S’ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij
“Nga sot Rama nuk është kryeministër”. Spartak Ngjela: – I ka rënë shteti dhe duhet të japë dorëheqjen! S’ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij
23 dhjetor 2021
Reagimi i Spartak Ngjelës
Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërisë.
Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit.
Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti; sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre.
Kryeministrit i ka rënë shteti; kurse ai bën një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirësoje sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.
Duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj.
Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.
Duhet të japë dorëheqjen.
Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë.
Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve. Mosgarantizmi i kësaj jete është krim.
Kurse kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi.
Zoti kryeministër! Qenia kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi!
Gazeta Panorama