Nga tamponët tek antitrupat, si të kuptoni rezultatet e testit të Covid-19
Nga tamponët tek antitrupat, si të kuptoni rezultatet e testit të Covid-19
Koronavirusi është bërë tashmë një prej “vrasësve” më të mëdhenj në mbarë botën prej më shumë se 6 muajsh.
Ndërkohë që në shtetet e prekura nga virusi kryhen testime për Covid-19, së fundmi ekspertët kanë bërë me dije se testimi është një komponent thelbësor për kontrollin e shpërthimit, por një problem i madh është se sa i vërtetë është testimi, shkruan The Washington Post.
Mësohet se Covid-19 ndryshon sjellje gjithashtu kërkon një kohë të caktuar për të shfaqur simptoma dhe çdo test që realizohet, prandaj testet që realizohen nuk mund të merren si përgjigje përfundimtare.
“Unë personalisht nuk do ta konsideroja një provë të vetme që të qëndroja larg njerëzve të mi, të cilët janë të moshuar dhe do të rrezikonin edhe më shumë”, ka bërë me dije Carl Bergstrom, një profesor biologjie në universitetin e Uashingtonit që studion sëmundje infektive.
Nga ana tjetër Lucy Wilson, një specialist i sëmundjes infektive, në universitetin e Maryland Baltimore shprehet se testet me anë të tamponit të cilat përdoren vazhdimisht, u tregojnë njerëzve nëse ata janë të infektuar me koronavirusin në atë ditë, por duhet kohë që koronavirusi të përsëritet në një masë kritike për një test përfundimtar. Koha që kërkon ky proces ndryshon nga personi në person dhe varion nga dy deri në 14 ditë.
“Problemi është se ky virus është një virus i çuditshëm dhe koha e infektimit ndryshon shumë mes njerëzish”, thotë Bergstrom.
Më tej ekspertët kanë shpjeguar se nëse dikush infektohet sot dhe testohen nëser ka shumë mundësi që individi të dalë negativ edhe pse në të vërtetë është i infektuar. Mesatarisht, njerëzit kanë tendencë të tregojnë simptoma ose të testojnë pozitive për virusin rreth pesë ditë pas ekspozimit.
Sipas ekspertëve prapambetja me saktësinë e testeve ka bërë që të kemi rezultate të gabuara dhe si rrjellojë të mos ndalojmë përhapjen e virusit. Një zgjidhje e mundshme që ata sugjerojnë është që njerëzit të testohen në momentin kur shkojnë në një aktivitet të caktuar.
Për çdo person që akoma pret rezultatet e testit, ekspertët thonë se është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për çdo gjë. Bergstrom tregon se të gjithë duhet të peshojnë rreziqet dhe të zvogëlojnë mundësinë e tyre për ekspozim.
“Ne nuk mund të ndalemi së jetuari jetojmë jetën tonë. Por duhet të dimë rreziqet që do të na sjellë sëmundja dhe të marrim masa për parandalim”, përfundon Bergstrom.
j.l./ dita