Nga tërmeti i 26 nëntorit 2019: – Jane ndërtuar vetëm 48 shtëpi.
Nga tërmeti i 26 nëntorit 2019: – Jane ndërtuar vetëm 48 shtëpi.
Aq shtepi sa privatisht ndertohen cdo vit ne fshatrat tone.
Opozita ka shprehur dyshime për menaxhimin e fondit të rindërtimit, duke paraqitur edhe padi në SPAK me pretendimin se ka abuzime me fondet nga qeveria.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike i ofruan gazetës MAPO të dhënat e tyre për procesin e rindërtimit, sipas të cilave, deri më tani janë ndërtuar vetëm 48-50 shtëpi ndërsa fondi më i madh është shpenzuar për qiratë e banorëve, që kanë mbetur pa shtëpi.
“Nga 3,389 banesa individuale që u vlerësuan DS3 në tërmetin e 26 nëntorit si të pabanueshme dhe për t’u shembur, janë ndërtuar vetëm 48 të tilla. Pra, rreth 1.5 për qind e totalit. Ndërsa për pallatet që do rindërtonte qeveria nuk ka nisur akoma puna ose sapo janë hedhur themelet.
Vetëm për Bashkinë e Tiranës janë menduar të ndërtohen 92 pallate për 4646 apartamente, ndërsa duhet të ndërtoheshin dhe 565 banesa individuale kryesisht në rrethina. Por duke u nisur nga numri i përgjithshëm në rang vendi, merret lehtë me mend se çfarë është bërë.
Në relacionin e buxhetit për vitin 2021, thuhet se pallatet janë në proces prokurimi, ndërsa nuk jepet një informacion i saktë se çfarë po bëhet me rindërtimin e banesave individuale. Shpenzimet kanë qenë marramendëse.
Mendohet se për rindërtimin deri më tani janë harxhuar rreth 117 milionë euro nga 150 milionë të akorduara në momentet e para të pandemisë. Kryesisht paratë kanë shkuar për qira, apo për riparimin e shtëpive që janë lehtësisht të dëmtuara. Por edhe për këtë pjesë mungon transparenca duke lënë hije të forta dyshimi.
Mendohet se një pjesë e mirë e fondeve, janë shpërndarë te persona që nuk kanë pasur asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre me lidhje të forta me krerët lokalë, apo militantë të pushtetit. Gjithsesi kjo kërkon një hetim më të specializuar”- thuhet në një material analizë që ka hartuar opozita, 1 vit pas tërmetit.
Gazeta Mapo