NGA THESARI I TRASHËGIMISË KULTURORE NË PEJË! –
NGA THESARI I TRASHËGIMISË KULTURORE NË PEJË! –
NGA: JAHJA DRANÇOLLI
Kjo trashëgimi e rëndësishme kulturore e lokalizuar te Gryka e Rugovës, ku përmes “Via ferrata” sot mund të arrihet fare lehtë, sipas arkeologut të madh britanik, Sir Arthur Evans (1851-1941), është quajtur kala, ndërsa arkeologu i madh hungarez, Dr. Buday Arpad në vitin 1917 e quante një lloj shpelle me hyrje, në një faqe të pjertë të malit. Ndonjë studius tjetër ka konstatuar se është fjala për ndonjë lokalitet prehistorik ose madje monument paleokristian i njohur që nga fillimet e krishterimit në këto anë. Faqën e jashtme e formonte një mur i bër prej gurësh me formë të çregulltë dhe me përdorimin e një sasie të madhe të llaçit të përzier me gëlqere. Nën mbrojtjen e këtij muri mund të kalohet nga një shpellë në tjetrën. Dyshemenë e shpellës së mesme, e mbulon një shtresë rërore e imtë. Gjithë hapësira e kësaj përfshinte rreth 40-50 metra. Hyrja e përparshme zgjatet lartë, dhe për ta mbyllur këtë hyrje shërben një mur.
Aty pari, buzë Lumbardhit është zgjatur një rrugë e moçme, që lidhte Pejën me Dioklenë (Malin e Zi të sotëm), rrugë kjo që zgjatëj nga “Via de Zenta” (në Malin e Zi të sotëm) për të vazhduar në Pejë dhe duke lidhur këtë qytet më qendra të njohura të Adriatikun me ato të Kosovës. Në këtë kontekst, në vitin 1378 përmendet një rrugë karvani që kalonte këtej pari dhe lidhte Pejën me Novobërdën