Ngërthim i frymës moderne në veprat e artistit Tafil Peci – FOTO GALERI
Ngërthim i frymës moderne në veprat e artistit Tafil Peci – FOTO GALERI
14 TETOR 2021
Nga: Prof. Dr. Hivzi Muharremi
Një prezantim i shkurtër për jetëshkrimin, veprat dhe aktivitetin e tij si artist për zhvillimin dhe avanscimin e artit jo vetëm në qytetin e Mitrovicës por edhe më gjerë. Krahas artit është udhëheqës i sukseshëm edhe si drejtor i drejtoratit për kulturë në qytetin e Mitrovicës. Pra, për të shkruar për portretin e artistit Tafil Peci duhet bërë një studim shumë më të thellë për kontributin e tij ndaj avansimit të artit në qytetin e Mitrovicës dhe organizimit të jetës kulturore e artistike në përgjithësi.
Tafil Peci i takon brezit të ri të krijuesëve të arteve pamore në Kosovë. Që nga mosha e re e veçanërisht nga shkolla fillore është parë talenti tek ai, në shpirtin e të cilit është manifestuar dashuria ndaj artit e që më së miri vrojtohet dhe kulmon në shkollën e mesme të arteve aplikative në Pejë. Në atë kohë si dhe nga funksionimi i saj që nga viti 1948 si e vetmja shkollë profesionale në Kosovë është vecuar me nxënësit talent nga te gjitha drejtimet që kanë funksionu në këtë shkollë profesionale. Pra, nga ky institucion arsimor profesional si nxënës i klasës së parë të drejtimit të dizajnit grafik, spikatë jo vetëm me talentin dhe dhuntinë që ia kishte dhuruar natyra por me realizim të veprave si nga ato të grafikës poashtu edhe të pikturës.
Në këto dy fusha shpërfaqën reflekset e elementit bazë, elementit të linjës dhe të formës, të cilët elemente jo vetëm që e sforcojnë imazhin apo imazhet e punimeveve por do ti bëhen elemnte parësore si në trajtimin e fletëgrafikave poashtu edhe tek pikturave. Në këtë dikitomi nga kjo fazë shkollore do t’i mbarshtrohen edhe punimet e para edhepse shkollore, të punuara në bazë të modeleve apo të temave nga njisit e kurikulave shkollore, ato në esencë ngërthejnë një notë të lartë artistike, një spektër të gjerë të motiveve dhe imazheve të trajtuara, e posacërisht spikasin motivet kompozicinale nga nënqielli i Pejës me imazhet e jashtzakonshme të Bjeshkëve të Nemuna- Alpeve shqiptare, me Grykën e Rugovës kreshnike si dhe me imazhe të shumëllojshme nga arkitektura e vjetër e qytetit të Pejës. Pra, këto motive do t’i rrënjosën në shpirtin e tij dhe në mënyrë ekspresive do të mpleksen në shumë tablo pikturale dhe në grafikë si medium i studimit të tij që do të vazhdojë edhe gjatë studimeve në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku do ta vazhdoj shkollimin e mëtutjeshëm, përkatësisht vijues pas përfundimit të shkollimit të mesëm profesional artistik në Pejë. Kuptohet.
Në konkurencë të madhe si zakonisht që ndodhë në këto Institucione të larta shkollore Universitare të Akademive të Artit, Tafili shquhet si talent dhe hynë në mesin e kandidatëve më serioz dhe të talentuar dhe bëhet student i Fakultetit të Arteve, në Departamentin e grafikës në klasën e Prof. Fatmir Krypës. Nga kjo periudhë e deri me sot në mënyrë aktive i qaset krijimtarisë artistike e vecanërisht me përkushtim të madh fillon ti realizoj veprat nga fusha e grafikës. Talenti i tij më së miri është vërrejtur në ekspozitat kolektive të studentëve të Fakultetit të Arteve ku cdo vit në të përfunduar mësimi universitar janë organizuar në të gjitha studiot e Departamentëve gjegjëse të Fakultetit të Arteve. Si kurrorëzim i suksesit dhe talentit të tij më së miri kanë dëshmuar veprat e tija të ekspozuara në ato manifestime të organizuara studentore.
Opusi krijues i Tafil Pecit tani dukshëm dallon nga faza e parë e shkollimit të mesëm. Tani fletëgrafikat e tija janë shumë më të pasura si në aspektin përmbajtësor poashtu edhe artistik figurativ. Është njohës i shkelqyer i ngjyrës formës dhe vizatimit dhe në këtë trikonomi mbarshtrohet faza e dytë eksperimentale e artistit. Në këto kompozime reflekton një gjuhë shumë më moderne dhe më përmbajtësore si në aspektin figurativ poashtu edhe estetik. Arrinë një harmonizim të elementeve duke synuar gjithnjë strukturën tredimensionale kompozicionale të cilën e arrin përmes implementimit të elementit të dritës sa natyrale po ac artificiale. Në këtë tërësi kompozicionale përmes valereve autori i përfiton planet kompozicionale duke u futur në thellësinë tredimensionale apo përspektiven figurative. Padyshim, që kjo fazë është shumë më e frytshme dhe më e begatshme si në aspektin përmbajtësor poashtu edhe figurativ. Vetë situata e krijuar si ajo e paraluftës, gjatë luftës dhe pas luftës i shtresohën në shpirtin ekzaltues të artistit Peci, i cili përmes ngjyrave të mbyllta, përmes thyerjeve të formave dhe dritë hijeve e mpleks tërë atë katrahurë që e tërë popullata e përjetoi dhe e pësoi atë gjenocidë të paparë ndaj popullatës shqiptare. Andaj, edhe kjo atmosferë gjenocidale do të ndikoj tek artisti i cili këto skena lemeritëse dhe të llahtarshme do ti realizoj në veprat e fazës së tretë, duke filluar nga personalitetet historike e deri tek skenat morbite të vrasjeve që kanë ndodhur anekend Kosovës.
Kompozimet nga opusi i fundit krijues të autorit shquhen për nga fryma ekspresive, për nga përmbajtja dhe fryma moderne me deformime dhe abstrakcion si në aspektin figural poashtu edhe kompozicional. Ngjyrat janë më të përkryera me një dominancë të spektrit koloristik dhe formës të deformuar e cila përcjellet prej veprës në vepër, përkatësisht nga fusha e pikturës e deri tek ajo e grafikës. Edhepse artisti Tafil Peci është përsonalitet i shquar dhe gëzon autoritet jo vetëm në vendlindjen e tij në Mitrovicë por edhe në vende të tjera si pjesmarrës i shumë manifestimeve të organizuara në qendrat e shumta të etnisë shqiptare e më gjerë. Në vijim në pika të shkurtëra e paraqesim jetëshkrimin e grafistit Tafil Peci. I lindur më 05/11/1974 në Mitrovicë, ka kryer shkollën e mesme të artit në Pejë, drejtimin e dizajnit grafikë, me 1997 ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë drejtimi i grafikes tek prof-Fatmir KRYPA, po në atë vit u bë anëtarë i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës dhe me 2001 ka mbrojtur temën e magjistraturës te i njëjti profesor me temën “Gjurmët dhe format asociative në teknikën e akuatintes dhe të gjilpërës së thatë”,
Ndërsa nga Shoqata e artistëve pa kufi me seli në Tokjo është renditur në mesin e 11 artistëve eminent të Botës për kontributin e dhënë në vendet e krizës.
Në nëntor të vitit 2002 në Shkup ka mbajtur ligjëratë në nivel ndërkombëtare me temën “Arti dhe Paqja”, e organizuar nga Karitasi Francez,
Prej 4 prillit 2002 është kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Mitrovicës. Dhe njëherit punon në shkollën e mesme të ultë “Gj. K. Skënderbeu’.
Kuratori i bienales së parë ndërkombëtare të grafikës “Mitrovica print 2020” si dhe kuratorë i çmimit mbarëkombëtar “Kadri Kadriu” dhe i kolonisë mbarëkombëtare “Mitrovica Art Colony.
Në 2015 ka qenë i angazhuar në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” në drejtimin e edukimit, ndërsa nga Tetori 2015 është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës dhe njiherit është Kandidat për doktoratë në Universitetin Intrenacional në Novi Pazar.
Udhëtime studimore
Francë, Gjermani, Danimarkë, Spanjë, Itali
Ekspozitat personale
1996 Kafe-galeria “Liburna” Mitrovicë; 1997 Kafe-galeria “Liburna” Mitrovicë; 1999, Galeria “Acm-KFOR” Mitrovicë; 2000 Galeria “Vizioni”Prishtinë;
2001 Galeria “Salle des fetes” Vienne, FRANCË; 2002 Qendra e kulturës“Rexhep Mitrovica” Mitrovicë; 2008 Galeria “ Guri Madhi” Korçë, SHQIPËRI; 2018 Galeria e Universitetit Internacional-Novi Pazar, SERBI; 2018 Galeria e Arteve Tetove, MAQEDONI; 2018 Galeria e Arteve Vlorë, SHQIPËRI; 2019 Muzeu i Qytetit Ynegol, TURQI; 2020 ALBKF, Kristianstad-Malmo, SUEDI;
Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive si në ato kombëtare poashtu edhe ndërkombëtare si në: Kosovë, Francë, Japoni,Luxemburg Maqedoni, Shqipëri, SHBA, Bullgari, Rumuni, Spanjë, Gjermani, Zvicër, Itali e shumë e shumë të tjera.
Është laureat i Shpërblimeve:
2000-Mirnjohje ne Ekspoziten nderkombëtare Fanko kosovare MITROVICË
2007- Shpërblimi blerës për Grafikë, Kuvendi i Komunës – MITROVICË
2007-Shpërblimi i -I- ndërkombtarë “V MIO” KORÇË ,SHQIPÊRI
2017-Çmimi i Nëntorit, nga Kuvendit Komunal, MITROVICË
2008-Shpërblimi për Grafikë, Plaketa e Flakës së Janarit, GJILAN,
2009-Shpërblimi për Grafikë, Kuvendi i Komunës – MITROVICË, KOSOVË 2009-Shpërblimi i -III- mbarëkombtar “V MIO” KORÇË SHQIPÊRI
2012-Shpërblimi i –I- mbarëkombtar “Kadri Kadriu MITROVICË,
2015-Shpërblimi i –III-ekspo Klina ………………………………….. KLINË KOSOVË
2017-Shpërblimi Pamvarësia nga Sh.A.F-…………………………..MITROVICÊ
Gazeta Bota Sot, Prishtine