Ngjarja e rëndë ku humbën jetën dy elektricistët, Policia jep detaje: Trupat u nxorën nga polumbarët e RENEA-s

17 SHKURT 2021

Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje në lidhje me ngjarja e rëndë që ndodhi në Gjirokastër, ku një makinë e OSHEE u rrëzua në lumin Drino, përballë fshatit Lazarat, ku për pasojë humbën jetë dy elektricistë, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, ku elektricistët, në përpjekje për të kaluar lumin me makinë, i ka marrë rrjedha.

Trupat e tyre u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gazeta Shqip