Ngjarje makabre në Gjermani, rusi hedh fëmijën ukrainas nga ura!
5 Shtator 2023
Gjermania është tronditur nga lajmi se një burrë dyshohet se hodhi një djalë 10-vjeçar nga një urë sepse fliste në gjuhën ukrainase. 40-vjeçari që besohet se është rus po hetohet për rastin.
Sipas mediave të huaja, 40-vjeçari iu afrua fëmijëve që flisnin në gjuhën ukrainase të ulur në një urë në qytetin Einbeck, duke u thënë atyre se duhet të flisnin rusisht dhe se Ukraina e kishte filluar luftën e para. Më pas ai sulmoi dy nga fëmijët, duke tërhequr një vajzë nga flokët dhe duke hedhur një djalë nga ura, raportojnë mediat. Pas veprimit të tij 40-vjeçari është larguar me vrap.
Fatmirësisht shokët e djalit e kanë ndihmuar të dalë nga uji dhe është dërguar në spital. Prokurori i përgjithshëm e konsideron sulmin të motivuar politikisht, i cili thekson se sulmuesi fliste rusisht. Fëmijët e tjerë të cilët ishin të pranishëm u treguan prindërve për ngjarjen, të cilën prokurorët po e trajtojnë si tentativë për vrasje.