Bularat

Ngjarje qe nuk duhet harruar: -Morti që grekët e kthyen në thirrje antishqiptare në Atdheun tonë. –

8 Nentor, 2018

Ceremonia mortore në Bularat të Gjirokastrës u shndërrua në vend thirrjesh ekstremiste kundër shqiptarëve.

Që herët në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës erdhën sot autobusët dhe automjetet që sillnin personat që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas.

Policia shqiptare ka kontrolluar pothuajse të gjitha mjetet dhe ka kthyer mbrapsht disa persona që mbanin me vete simbole iredentiste. Me pelegrinët ishte edhe eurodeputetja qipriote e njohur për qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve.

Në Bularat u mblodhën të gjithë dhe ata qëndruan në sheshin kryesor dhe pranë banesës së Kacifas. Përveç flamujve grekë të vendosur në çdo rrugë, u shfaqën edhe simbole iredentiste, jo vetëm për të ashtuquajturin Vorio Epir, por edhe për Maqedoninë, shkruan tch.

Pas ceremonisë fetare, turma e të ardhurve nga Greqia ka shoqëruar arkivolin e Kacifas me këngë nacionaliste dhe thirrje antishqiptare.

Bularat

Turma shpalosi edhe një flamur të madh ku shkruhet Vorio Epir, ndërsa degjoheshin edhe thirrjet “Shqiptarë, largohuni! Kjo është Greqi”.

Kostandin Kacifas u vra nga forca elitë RENEA pas disa orësh rrethim, ditën kur në Bularat do të kujtohej “JO”-ja greke e Luftës së Dytë Botërore. Kacifas, me armë në dorë, qëlloi mbi policinë shqiptare. Kjo ngjarje u komentua në të gjitha ekstremitetet e saj, ndërsa po shfrytëzohet për t’i dhënë më shumë jetë tensioneve etnike të cilat Athina dhe Tirana zyrtare po mundohet t’i zbusin.

Avokat Spartak Ngjela shkruan pas kësaj ngjarje:

“Varroset me ceremonial një terrorist. Njëlloj si të vrarët e Mafies apo terrorizmit ndërkombëtar.

Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri.

Janë për të qarë hallianë. Shteti grek në krizë që vjen dhe provokon shqiptarët në Shqipëri.

Bularat