13 Shkurt 2005

Mbështetësit e kryetarit të Bashkisë Tiranë kanë pritur sonte jashtë GJKKO-së Erion Veliajn, i cili u la në arrest me burg.

Siç duket edhe nga pamjet mbështetësit e Veliajt kanë bllokuar fugonin e policisë, në të cilën ndodhej Erion Veliaj, pasi kryebashkiaku do të dërgohet në paraburgimin e Durrësit.

11111

Mbështetësit kanë vendosur pankarta mbi furgon, ndërsa brohorasin “Lali, lali”.

333333

Kujtojmë se gjatë seancës maratonë, avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore.

Screenshot_23

Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa kërkuan masën detyrim paraqitje, kërkesë e cila u pranua.

Veliaj mohoi në seancë akuzat. Ai tha se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij “i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë.”

“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes,” tha Veliaj në gjykatë.

Gazeta Panorama