Ngjarjet duhen pershkruar dhe saktesuar sipas periudhes kur kane ndodhur. –
Shenim nga: Jaho Brahaj. –
Po lexoi ne nje portal, lajmin se Greqia paska perkujtuar nje date historike te sajen. Ne tekst shkruhet (shiko me poshte) “Me rastin festiv për 105 vjetorin e çlirimit të qytetit të Janinës…”.
Jo zoterinje gazetar, ngjarjet duhen pershkruar dhe saktesuar sipas periudhes kur kane ndodhur, Nuk eshte per ne shqiptaret, njeqindepese vjetori i clirimit te Janinese nga Greqia, por 105 vjetori i aneksimit te Janines nga Greqia. Asnjehere te mos frikesohemi (nenshrohemi) ndaj politikes dhe megallomanise se tjetrit. Ne shqiptaret e kishim shpallur Pavarsine afro tre muaj me pare, dhe Greqia i kishte kufinjet te sanksionuara para shume dekadash.
Per te ilustruar kete po bashkanjit lajmin ketu. Per moskeqkuptime nuk po e publikoj burimin:
- Presidenti grek kacavirret sipër tankut dhe kërcënon: Ne nuk kemi frikë nga perpara dhe Greqia I armiqtë tanë
Me rastin e festive për 105 vjetorin e çlirimit të qytetit të Janinës, u organizua një paradë ushtarake në prani të Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i cili edhe falë moshës së madhe bëri përpjekje të mëdha të ngjitej majë tankut, i ftuar nga ushtarakët e lartë të atjeshëm.
Pasi zuri vend në majë të mjetit të blinduar ai tha:
“Ne, grekët, jemi populli dhe kombi i paqes dhe demokracisë, por dimë se si të mbrojmë kufijtë tanë, kur është e nevojshme për ne, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë kombëtar.”
Këto deklarata ai i bëri duke kërcënuar haptas Shqipërinë dhe qeverinë e Tiranës, e cila po mundohet të pranojë një marrëveshje deri tani aspak të favorshme për shqiptarët. Pavlopulos ka qenë i shtyrë për të bërë këto deklarata prej guvernatorit rajonal të Epirit, Alexandros Kakrimanis.
Më tej, kreu i shtetit grek ju hakërrua Turqisë dhe Maqedonisë.