
Ngjarjet në Kosovë dhe Serbi, Escobar del me njoftimin e fundit
15 Qershor 2023
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër më 16 Qershor, do të mbajë një konferencë online me gazetarë.
Konferenca mbahet nga ora 15:00.
Escobar do të bisedojë me gazetarët rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.
Të martën, në Mitrovicën e Veriut policia e Kosovës e ka arrestuar udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile”, Milun Millakoviç, i njohur si “Lune”.
Kurse, gjatë ditës së djeshme janë rrëmbyer tre policë të Kosovës nga ana e njësisë speciale të Serbisë.
Gazeta Sot