Ngjarjet tek Onkologjiku, QSUT pezullon nga detyra mjekët e Onkologjikut dhe koordinatorin
27 Qershor 2024
Gjykata e Tiranës ka ekzekutuar 6 masa siguri për shpërdorim detyre për mjekët e përfshirë në slandalin e “Onkologjikut”.
Për mjekun kirurg Edmond Gashi gjykata dha masën e sigurisë arrest shtëpie.
E njëjta masë u dha edhe për babain e tij që ishte administrator në klinikën private të mjekut Halil Gashi dhe farmacistin Florian Marku.
Ndërsa për mjeken onkologe Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatorin Emiljano Lela, gjykata dha detyrim paraqitje.
Por deri në përfundim të hetimeve, drejtoria e QSUT ka marrë vendimin për të pezulluar nga detyra dy mjekët, koordinatorin dhe zv.drejtoreshën e QSUT.