Ngjela: Kam informacion, është gati qeveria teknike, shumë shpejt nisin arrestimet e politikanëve. –
Ngjela: Kam informacion, është gati qeveria teknike, shumë shpejt nisin arrestimet e politikanëve. –
Avokati Spartak Ngjela analizoi situatën politike në vend, ku deklaroi se ka informacion për themelimin e qeverisë teknike që do të nisë shumë shpejt arrestimin e politikanëve, të cilët janë kapur me vjedhje. Sipas tij dosjet kanë ardhur nga Amerika dhe janë të dokumentuara nga FBI-ja.
“Këtë javë do të fillojë SPAK. Qeveria teknike do të ngrihet, ndërsa do të nisin arrestimet e politikanëve. Dosjet kanë ardhur. Këta janë të trembur nga reforma në drejtësi. Seç do të dalë në gjykatë, do të fitojnë apo jo pavarësi, është çështje gjyqi. S’ka gjë në dorë Rama. Sa të fillojnë arrestimet, do të vijë qeveria teknike dhe do të vijnë nga jashtë. Ka nisur rekrutimi. Këta janë lapaculë që nuk duan drejtësi. Zgjedhjet janë për popullin. Data e zgjedhjeve është ligjore dhe ka koncept ligjor. Tremben se ata e kanë marrë seriozisht. Gjënë e vjedhur këta nuk e shpëtojnë. Reformën në drejtësi tani do të presim. Këtë javë do të jetë Prokuroria e Posaçme. Dosjet e FBI kanë ardhur. Të korruptuarit i tremben. Janë për destabilizimin e Shqipërisë, sepse duan të fshehin gjënë e vjedhur”, tha Ngjela, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24. /l.k./