Ngjela:- Nuk mund të vazhdojë si kryeministër sepse ka humbur ekuilibrin. –
Ngjela:- Nuk mund të vazhdojë si kryeministër sepse ka humbur ekuilibrin. –
14 janar 2019
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë si dhe përplasjet mes Presidencës dhe Kryeministrisë në lidhje me refuzimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar Gent Cakën si ministër të jashtëm.
I ftuar ne ‘A Show’ me Adi Krasten në News24, Ngjela tha se Ramën nuk e pranon perëndimi, ndërsa është nën akuzë. Sipas Ngjelës, Rama është i paaftë dhe nuk mund të vazhdojë si kryeministër sepse ka humbur ekuilibrin. Ngjela u shpreh se Presidenti Meta është më i kthjellët se Rama dhe do ta shkatërrojë psikologjikisht kryeministrin.
“Ramën nuk e pranon më perëndimi, lere ca thotë ky. Edhe Nanon dhe Berishën nuk e pranonte Uashingtoni. Ky (Rama) të gjitha marrëveshjet i ka bërë me Uashingtonin. Rama do të jetë nën akuzë dhe me të nuk ka perspektivë. Të 3 kryeministria kanë qenë në akuzë. Po qe në akuzë do ikë sepse e heq Kushtetuta. Nëse je i rrekatushëm, SHBA nuk të pranon. Është i paaftë dhe krahasimi me Trumpin nuk qëndron. Trump ka qëndrimin e tij ekstravagant me median dhe nuk i ka blere. Trump i ka marrë votat me betejë dhe jo me vjedhje.
Rama bleu PS me leje ndërtimi. Është plotësisht i paaftë dhe nuk mund të vazhdojë si kryeministër sepse ka humbur ekuilibrin. Presidenti është më i kthjellët psikoligjikisht se kryeministri. Këta nuk e kuptojnë se ai president nuk ka asnjë lloj përgjegjësie sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ky është president pa përgjegjësi. E di çfarë do të thotë mos kesh përgjegjësi? Në vitin 1972, Aldo Moro bën interpelancë për fqinjët në parlament dhe ai nuk foli për Shqipërinë. Dikush tha nuk fole për Shqipërinë, nuk është fqinj? Fqinj është tha, por qeveria shqiptare është qeveri pa përgjegjësi. Ky është president pa përgjegjësi. Ky vete si cjapi tek Kasapi. Nesër Kasapi ther cjapin. Ta shikojme”- tha Ngjela.