Ngjela: – SHBA e pranoi, unë e dija dhe e kam thënë që ka TV shqiptare që paguhen nga rusët
30 Shtator 2022
I ftuar në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se e dinte që ka televizione në vendin tonë që paguhen me para ruse.
Sipas tij, SHBA-të nuk mund të flasin me emra, çka do të ishte gjë e mirë, por shtoi se kjo është detyrë e drejtësisë dhe organeve të shtetit shqiptar.
Ngjela: Politika nuk para futet në emra. Këtë duhet ta zgjidhë pushteti gjyqësor dhe SHIK, apo qeveri, sepse amerikanët nuk flasin me emra. Unë e dija dhe u kamë thënë se janë disa stacione që paguhen nga rusët. Ajo nuk mund ta denoncojë, por e bëri do të na ndihmonte.
Tërheqja e njërës nga akuzat e Hagës është ligjore. Fakti që janë në një gjykatë ndërkombëtare ka drejtësi. Nëse do të ecet në këtë formë dhe shenjat janë kështu, ndërsa aty kanë shkuar të gjithë krerët e UÇK-së, çka tregon se ka lëvizur diçka aty. Nuk mund të flasim dot për akuzat e gjyqit sidomos në një gjykatë ndërkombëtare. Nuk ka qenë kaq e fortë Shqipëria në Ballkan se sa është sot. Kemi qenë shumë të dobët dhe na ka grabitur nga territoret.
Nga OraNews