Ngrica dhe acar, temperaturat deri në -20 gradë.
Ngrica dhe acar, temperaturat deri në -20 gradë. – ARRSH jep informacion mbi gjendjen e rrugëve. Ja apeli për drejtuesit e mjeteve.
25 Janar 2022
I gjithë vendi ynë është mbërthyer nga një i ftohtë i acartë me temperatura shumë të ulëta. Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C, ndërsa në zonat malore kanë arritur deri në -20°C, por pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat.
“Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ndërkohë drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Gazeta Panorama