Gazeta Bota Sot, Prishtine.

Ditëve të fundit një nga deklaratat që është diskutuar nga opinoni publik është ajo e Lukas Mandl, deputet i Partisë Popullore Austriake në Parlamentin Evropian.

Ai beson se shembulli i Tirolit të Jugut mund t’i shërbejë Kosovës kur është fjala për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur ka folur Mirsad Voca, doktor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ai nuk shprehet dakord për këtë lloj modeli pasi sipas tij të njejtin nuk do ta pranone shteti austriak.

Cilindo shtet demokratik ku respektohen të drejta të barabarta për të gjithë, të dalë një grup i veçantë të kërkoj të drejta shtesë, do të ishte mbi të gjitha qesharake”, u shpreh ai.

Image

Mirsad Voca

Ky deputet austriak është i lirë të shpreh mendimin e tij, ashtu siç shprehin shumë të tjerë, mirëpo le t’ia propozoj shtetit austriak një model të tillë për ndonjë minoritet atje nëse është aq zemër gjerë.

Në njërën anë, asnjë e drejtë nuk u mohohet serbëve që jetojnë në Kosovë. Përkundrazi ata kanë të drejta të veçanta dhe është e pakuptimtë të kërkohet të veçohen edhe më shumë.

Imagjinoni cilindo shtet demokratik ku respektohen të drejta të barabarta për të gjithë, të dalë një grup i veçantë të kërkoj të drejta shtesë, do të ishte mbi të gjitha qesharake”, thotë ai.

Sipas Vocës nëse serbëve u lejohet të krijojnë një entitet monoetnik atëherë edhe shqiptarëve në cilindo shtet që janë në Ballkan përfshirë Kosovën nuk mund të ju mohohet një gjë e tillë.

“Në anën tjetër, marrëveshja që ka ndodhë paraprakisht nga qeveritë e kaluara për asociacionin ishte në thelb e gabuar dhe si e tillë është kundërshtuar nga Kushtetuesja, sepse ajo marrëveshje binte ndesh me frymën kushtetuese meqë nuk mund të lejohet ndonjë krijesë monoetnike. Sepse nëse serbëve u lejohet të krijojnë një entitet monoetnik atëherë edhe shqiptarëve në cilindo shtet që janë në Ballkan përfshirë Kosovën nuk mund të ju mohohet një gjë e tillë. Si do që të jetë fundi lidhur me asociacionin, një barrë që iu la Qeverisë aktuale, përgjegjësia për efektet e tij në funksionalitetin e Shtetit të Kosovës u takojnë qeverive dhe udhëheqëse paraprak të Kosovës, ndërsa qeveria aktuale po përpiqet të sanoj apo të mos lejoj diçka që është votuar në parlamentin e Kosovës dhe si rrjedhojë po quhet një marrëveshje ndërkombëtare”, shpjegon Voca.

Më tej, ai thekson që Kosova duhet të insistoj që njëkohësisht Serbia dhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës ani pse disa thuakanë që asociacioni dhe marrëveshja përfundimtare janë të ndara.

Megjithatë, shtetet mike na kërkojnë që të modelizohet një asociacion i zhveshur nga çfarëdo kompentence ekzekutive dhe atëherë meqë kjo lejohet tashmë edhe me Kushtetutë, le të ketë një Asociacion të tillë mirëpo asesi një entitet të veçantë kundër karakterit kushtetues multietnik. Kosova duhet të insistoj që njëkohësisht Serbia dhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës ani pse disa thuakanë që asociacioni dhe marrëveshja përfundimtare janë të ndara, nuk janë çështje të ndara dhe nuk mund të jenë”, thotë doktorri i marrdhënieve ndërkombëtare.

Në bised e sipër Voca thotë që duhet që të gjithë të kenë parasysh se në rast se kërkohet entitet i veçantë me kompetenca të veçanta dhe jashtë kornizës ekzekutive të Kushtetutës të Republikës së Kosovës do të hapen patjetër mundësi të panumërta për ridefinim kujifsh në një pjesë të madhe të Ballkanit perëndimor.

“Mbarësisht, presioni do të duhej t’i bëhej Serbisë për të njohur Kosovën e pastaj ti kërkohet Kosovës që të formoj një Asociacion me karakter multietnik. Ani pse të gjitha ngërçet politike, kërcënimet ushtarake, të gjitha tensionet në Ballkanin perëndimor rrjedhin nga shteti serb, Kosova do të duhet të tregoj konstruktivitet sidomos pas kërkesës së shumëfishtë të Shba për të implementuar marrëveshjen për asociacionin.

Megjithatë, duhet që të gjithë të kenë parasysh se në rast se kërkohet entitet i veçantë me kompetenca të veçanta dhe jashtë kornizës ekzekutive të Kushtetutës të Republikës së Kosovës do të hapen patjetër mundësi të panumërta për ridefinim kujifsh në një pjesë të madhe të Ballkanit perëndimor. Dhe pikërisht këtë e do Serbia dhe aleatja e saj Rusia të cilat qëllim prioritar kanë prej dekadash destabilizimin e rajoneve të ndryshme për interesa të tyre gjeopolitike që bien gjithnjë ndesh me frymën e shteteve demokratike ku liritë dhe të drejtat themelore janë baza e organizimit të shoqërisë”, përfundoi Voca për “Bota sot”.

Nga: M.HAZIRI