Niko Peleshi: – Zjarret nuk kanë lidhje me privatizimin e Sazanit…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur ditë ne sotme në lidhje me lajmet që qarkullojnë për privatizimin e ishullit të Sazanit pas zjarreve që përfshinë këtë zonë
I pyetur në komisionin e Sigurisë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji në lidhje me këtë gjë, Peleshi e hodhi poshtë si mundësi, ndërsa shtoi se ishulli nuk mund të privatizohet.
Salianji: Pritet të ketë zjarre, po ngaqë nuk i shuani dot dhe e merrni me të qeshur këtë punë, prandaj u kemi thirrur përpara. A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni nga plani juaj? A është e njëjta kërkesë edhe në Karaburun? Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve. A ka kapacitet qeveria të përballojë situatën nga zjarret këtë vit dhe cilat janë kapacitetet?
Peleshi: Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet Sazani. Nuk ka kërkesë, indicie për privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore të reja.
Gazeta Shqip