Nikolet Vasia, sternipi i Kole Idromenos, piktori i mirenjohur shqiptar..
Nikolet Vasia, sternipi i Kole Idromenos, piktori i mirenjohur shqiptar..
Nga: Flonia Vasia Gjollma
Sot behen tete vite qe ti nuk jeton me, por si krijesa mbijetuese, te gjithe ne njerezit mesohemi me dhimbjen. Gjeja me e trishte, me te cilen nuk do mesohem dot, eshte harresa.
Kam kaluar disa momente te rendesishme ne jete, dhe shpesh them me vete, sikur te benim nje bisede bashke e te te tregoja sa gjera po ndodhin, ndonjehere me merr imagjinata e mendoj, a do ishe krenar valle? Se ti shume rralle e nxirrje komplimentin…ne fakt m’u deshen aferisht mbi 25 vite qe te degjoja prej teje (dhe prape aksidentalisht) qe kam qene nje cudi kur isha femije. Une shoh shume artiste, te zhanreve te ndryshme, teksa merren me aktivitetet e tyre. Shume prej tyre jane te lakuar neper media e portale, shume flasin per thelbin e artit dhe te vertetes (te vertetes se tyre sigurisht) e me kujtohet karakteri yt i veshtire, kundra cdo kompromisi, me nje seder te forte per besimet e tua, e ne te njejten kohe, me nje modesti te cuditshme. Te rrije me ty, ishte si te kishe ne dore nje liber te madh, qe gjeje gjithcka po ta hapje, por qe preferonte te lihej ne nje cep te bibliotekes, vetem per ata qe donin te mesonin vertete, nje liber disi krenar.
Pikturat e tua sot, duhet te ishin te lakuara ne cdo hapesire dhe arti yt duhet t’i perkiste njerezve, qe te gjithe te kishin mundesi ta shikonin boten nga syte e tu, e une te rinisja te mendoja qe ti jeton ende ne mendjet e te gjitheve. Nje gje eshte pak por e sigurte, ti vazhdon jeton ne mendjen dhe shpirtin tim, dhe tek shoh portretin qe me ke bere te varur ne mur, them me vete: “ja dhe une ne syte e tim eti”. Faleminderit per ato qe me dhe, e une me kete rast, po jap pak nga ty, tek te gjithe. Ky emision eshte dhurate nga babai i mikes time, i ndjeri Pushkin Lubonja, i cili nderroi jete disa muaj me vone. Njihuni me sternipin e Kole Idromenos, piktorin e mirenjohur shqiptar Nikolet Vasia.