“Nikolla u largua me ambulancë”/ Çfarë i ndodhi kryeparlamentares?
8 Shkurt 2024
Flamur Noka ka qenë i ashpër në deklaratën e tij, ndërsa ka paralajmëruar të tjerë aksione nga opozita. Ai tha se jo vetëm vezë e domate, por çdo mjet do të përdoret ndaj këtij regjimi. Ai ftoi që këtij aksioni t’i binden dhe qytetarët.
“Nikolla doli me ambulancë. Ky është Kuvendi që të përjashtosh gjithë opozitën. Të kërkosh që të heshtin dhe mos të reagojnë. A ka parlament tjetër që ndodh kjo gjë?
A ka vend që opozita kërkohet me çdo kusht që të burgohet? A mund të na thotë dikush se çfarë i ka ngelur opozitës. Jo vezët, dhe domatet, po asnjë nga qeveria, Linda e parlamentit s’do të gjejnë paqe më. Do të kenë vetëm domate dhe në shtëpitë e tyre. Ka kaluar çdo limit ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo që t’i shohim. Ku t’i shohin ti përbaltin dhe ti përbuzin.”, tha ai.
Gazeta Sot