Vula Peshkopale e Nikollë Mekajshit, e ruajtur në koleksionin e Shtjefën Gjeçov Kryeziut
12 Prill 2024
Nga Jaho Brahaj.
Në kuadër të “Vitit të Gjecovit” në 150 vjetorin e lindjes, te shpallur nga Akademia e Shkencave te Kosovës.
Nikollë Mekajshi dhe Vula Peshkopale e tij e rujatur ne koleksionin e Sh. Gjecov Kryeziut.
Ne arkivin e Shtjefen Gjecov Kryeziut ruhej deri ne vitin 1945 Vula e Peshkopit Nikoll Mekajshi. Vulen ja huazoi Sh. Gjecovi per botim Teodor Ipenit, Konsullit Austriak ne Shkoder, dhe ai e botoi ne monografine e tij ne Vjene.
Vlerat dhe kontributi i Gjecovit si gjurmues dhe mbrojtes i Trashëgimise tonë ështe e pa cmuar.
Nikollë Mekajshi ishte një nga organizuesit dhe zëdhënësit e lëvizjes çlirimtare shqiptare, në krye të së cilës më 1595 synoi të sulmonte e çlironte Krujën. Ndoshta me prejardhje nga Mjekësi i Elbasanit, u bë peshkop i krahines se Stefanisë në Shqipërinë e Mesme. Më 1601-1602 mori pjesë si figurë kryesore në kuvendin e Dukagjinit. Pas kuvendit të Dukagjinit vazhdoi të mbante lidhje me oborret evropiane dhe dërgoi atje edhe përfaqësues. I ndjekur nga osmanët, u detyrua të tërhiqej në malet e Dukagjinit. Më 1609 shkoi në Spanjë si ambasador i krerëve shqiptarë. I zhgënjyer nga qëndrimi zvarritës i mbretit spanjoll u kthye në Romë, ku i paraqiti papës një përkujtesë me fjalë të forta proteste. Nikollë Mekajshi mbeti në mërgim, ku vdiq më 1615.
Mendimi i studiuesve eshte qe kjo vule mban ne qender, si shihet dhe ne foto Emblemen (stemen) e familjes mesjetare fisnike shqiptare Mekajshi (ne dokumente: Mecaisi). Per kete shih: Jaho Brahaj – “Emblema Shqiptare”, botuar ne Tirane, ne vitin 1997, fq. 82-83.
Vula është ndër të vetmet nga Peshkopët shqiptarë të shek. XVI-XVII që ruhej origjinale.
Me gjithe kerkimet nuk kami arritur ta zbulojme qe ruhet në ndonje nga arkivat tona pas vitit 1945.