– Nis Kuvendi Kombëtar i PD, Këlliçi: – Kjo është opozita e re që konfirmohet sot në këtë sallë. Jemi sërish bashkë me dorën shtrirë për çdo demokrat
– Nis Kuvendi Kombëtar i PD, Këlliçi: – Kjo është opozita e re që konfirmohet sot në këtë sallë. Jemi sërish bashkë me dorën shtrirë për çdo demokrat
30 Prill 2022
Ka nisur Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Deputeti Belind Kelliçi ka hapur punimet e Kuvendit me fjalën e tij. Ai theksoi se “i vetmi ndryshim që kemi në dore e do e bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë”.
Fjala e Belind Këlliçit: Ky Kuvend i ka shanset të kthehet në historik se nëse sot Shqipëria lëngon, atdheu qeveriset keq, sundohet nga një klikë me në krye Ramën që merr gjithnjë e më shumë pushtet, kjo ka ndodhur padyshim dhe për fajin tonë.
Ne duhet të mbajmë përgjegjësitë që na takojnë pse e lejuam këtë realitet të ndodhë.
Ky realitet i narkoshtetit, nuk do kishte ndodhur nëse përballë do kishte një opozitë të fortë të lirë të pa kapur, me një opozitë të tillë të vërtetë që nuk luhatet sipas interesave Rama s’do kishte pasur asnjë shans.
Gjendja e padurueshme do ndryshoje. Rruga e ndryshimit nuk kalon nga qeveria, ata janë të provuar që janë e njëjta bandë që fusin duart në votën e qytetarëve, i vetmi ndryshim që kemi në dore e do e bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë.
Ne s’do jemi kurrë një opozitë fasadë. Kjo rrugë nesër do e ndryshojë një herë e mirë Shqipërinë.
Ky moment është sot pikërisht në këtë Kuvend ku shumica e demokratëve ka marrë vendimin për tu përballur me keqqeverisjen.
Pas përplasjeve jemi sërish bashkë me dorën shtrirë për çdo demokrat për secilin që do një Shqipëri tjetër.
Ky është vendimi i madh i këtij Kuvendi, kjo është opozita e re që konfirmohet sot në këtë sallë.
Në këtë sallë me 1958 karrige të mos ulen më kurrë 5004 delegatë, duhet të vendosim sot votën e lirë si modelin e vetëm për të ndërtuar strukturat e partisë sonë”.
Janë 1100 delegatë me të drejtë vote që janë të pranishëm në kuvendin kombëtar
të Partisë Demokratike, kurse 150 anetare të Këshillit Kombëtar do të zgjidhen sot.
Gazeta Panorama