Nis me debate mbledhja për zgjedhjen e Presidentit të ri, Taulant Balla zbulon vendimin e PS-së për propozimin e Alibeajt: Ne nuk…
Nis me debate mbledhja për zgjedhjen e Presidentit të ri, Taulant Balla zbulon vendimin e PS-së për propozimin e Alibeajt: Ne nuk…
18 MAJ 2022
Opozita dhe maxhoranca janë ulur sot për të biseduar për presidentin e ri. Bisedimet kanë nisur pak pas orës 10:00 në Kryesinë e Kuvendit në prani të kamerave, ashtu sikurse kërkoi Enkelejd Alibeaj një ditë më parë.
Ndërkohë, që raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, pritet që sot në tryezë të hidhen kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të shtetit.
Ne këtë takim do të diskutohet dokumenti me propozimet e kreut te grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk e pranon kushtin e vendosur në këtë dokument që opozita të propozoje katër kandidat.
Taulant Balla: Të themi dhe ne këndvështrimet tona mbi dokumentin. Grupi parlamentar i PD ka prezantuar një dokument për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në konferencën e Kryetarëve dje unë kam kërkuar zotit Alibeaj që dakord ta fillojmë diskutimin te ky dokument që nga ky kushti që vetëm si është shprehur këtu që vetëm opozita parlamentare ka të drejtën të propozojë 4 kandidatë është kusht që ne nuk e pranojmë.
Por deri kur të shkojmë në atë moment do ishte mirë për publikun të kuptojë për çfarë po flasim.
Dikush ta prezantojnë atë dokument por ne do themi propozimet tona si e keni thënë ju që jeni të gatshëm që është dokument pune i hapur që synon gjithëpërfshirjen. Gjithëpërfshirja arrihet duke pranuar e propozimet e të tjerëve.
Gazeta Sot