Nis operacioni “KÇK” – Deputetë dhe ministra socialistë mësyjnë në Athinë për të “regjistruar” emigrantët
12 Janar 2025
“Kap çfarë të kapësh”, ose kap kë të mundesh nga shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë atdheut të tyre. Eshtë kjo parrulla e socialistëve që në ditën e parë të nisjes së regjistrimit të emigrantëve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.
Sot një grup i madh i drejtuesve të lartë të PS dhe qeverisë, Belinda Balluku, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe shumë zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë shkuar në Athinë.
Mësohet se po zhvillojnë takime intensive me emigrantët. Kjo përkon dhe me ditën e parë të fillimit regjistrimit të tyre online për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.
Për herë të parë në Shqipëri do të votojnë emigrantët dhe duket se socialistët i kanë dhënë një rëndësi të madhe Greqisë, ku raportohet se ndodhen rreth 1 milion emigrant.
Nuk dihet sa prejt tyre janë me të drejtë vote por duket se socialistët janë intensivisht në punë për të shkundur hambarin e votave të emigrantëve në Greqi.
Gjithashtu është raportuar se edhe deputeti tjetër dhe ministri socialist Taulant Balla ka raportuar për takime në Puglia ndërkohë që së shpejti pritet që socialistët të përgatisin një takim të madh elektoral në Gjermani.
Nga OraNews