Nis pas pak minutash protesta shqiptare anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë
Nis pas pak minutash protesta shqiptare anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë
17:42, 07/07/2019
Pas pak minutash, ora 18:00, nis para Shtëpisë së Bardhë, protesta e komunitetit shqiptar në SHBA.
Gjatë protestës do ti kërkohet presidentit Donald Trump shpëtimi i Shqipërisë nga George Soros dhe veglat e tij.
Sot, 7 Korrik 2019, në orën 12.00 .P.M. para Shtëpisë së Bardhë në Washington .D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë do të protestojnë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë. Organizatorët i kanë bërë thirrje degës së Vatrës në Michigan, që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila ka në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, si dhe kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë.
Organizatorët kanë thënë se: Të Dielën me 7 Korrik, ora 12 e mesditës, “do të bëjnë një tubim para Shtëpisë së Bardhë ku do ti kërkohet presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.
Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”
Kushdo nga VATRA, që ka mundësi mund t’i bashkohet protestes, ku ishte e ftuar edhe Dega e Vatres ne Detroit. Nje grup nga qendra do te udhetojne me miete personale nga New Yorku.
Protesta do të transmetohet LIVE në Syri.net dhe Syri TV.
© SYRI.net