Nis protesta dhe bllokohet aksi kryesor/ Tensione të forta mes banorëve dhe policisë, ulen në mes të rrugës së Rinasit, efektivët vrapojnë t’i…
30 Mars 20233
Protesta për aksin Kashar-Thumanë është shoqëruar me tensione mes banorëve të Bërxullës dhe policisë.
Banorët janë ulur në mes të rrugës së Rinasit, duke bllokuar të dy kahet e segmentit, ndërsa efektivët vrapuan drejt tyre për t’i larguar.
Pas tensioneve, banorët ranë në dakordësi për të bllokuar vetëm njërin kah të rrugës.