Nis protesta në Tiranë, zbardhen detaje
5 Tetor 2022
Pedagogët janë mbledhur paraditen e sotme në protestë te Universiteti Politeknik i Tiranës.
Protesta kanë nisur prej orës 11:00 dhe numër i madh pedagogësh kanë nisur të mblidhen para kësaj godine.
Protesta është konceptuar të mbahet në formën e një forumi ndërkohë që para universitetit Politeknik është vendosur edhe një podium për mbajtjen e fjalës nga ana e pjesëmarrësve.
Çfarë kërkojnë pedagogët
Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ;
Të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023.
Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023;
Rivendosjen e shtesave mbi pagë për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratorë;
Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune;
Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë;
Rivlerësimin e orës mësimore;
Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare.