Nis protesta para Parlamentit, mungon Basha, ja çfarë pritet të ndodhë. –
Nis protesta para Parlamentit, mungon Basha, ja çfarë pritet të ndodhë. –
3 prill 2019
Ora 10:10/ Protestuesit e opozitës janë grumbulluar sot para godinës së Parlamentit me thirrjet: “Rama ik, Rama ik. Rama në burg!”.
Në mungesë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, protesta po drejtohet nga numri dy i PD-së, Edi Paloka dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Kësaj proteste iu bashkuan edhe banorët e “Astirit”, të cilët që në orët e para të mëngjesit u përplasen me forcat e rendit.
Burime nga PD bëjnë më dije se të rinjtë e FRPD do të mbajnë fjalime para Parlamentit, ndërkohë që janë parashikuar të flasin edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
UPDATE/ Ora 9:55 – Banorët e “Astirit” dhe protestuesit e opozitës pas tensioneve me forcat e rendit janë larguar nga hyrja e Ministrisë së Brendshme dhe janë drejtuar para godinës së Parlamentit, aty ku është mbledhur dhe pjesa tjetër e tubuesve.
Në disa raste protestuesit kanë tentuar të mbajnë të rrethuar hyrjen tek Pedonalja, për të penguar në këtë mënyrë hyrjen e deputetëve të maxhorancës.
Por gjatë këtyre tentativave janë ndaluar nga forcat e rendit që kanë ruajtur perimetrin e sigurisë.