10 Shkurt 2024

Miliona njerëz kanë nisur këtë të shtunë festimet për Vitin e Ri Hënor, një nga ngjarjet më të mëdha për shumë komunitete të Azisë.

Në traditën kineze, çdo vit përfaqësohet nga një prej 12 kafshëve të zodiakut dhe festa fillon me hënën e parë të re të kalendarit dhe përfundon 15 ditë më vonë në hënën e parë të plotë.

Për shkak se kalendari bazohet në ciklet e hënës, datat e festës ndryshojnë pak çdo vit, duke rënë midis fundit të janarit dhe mesit të shkurtit. Këtë herë, kulmi pritet më 24 shkurt, në atë që quhet ‘Festa e fenerëve’.

Aktivitetet shënojnë fundin e Vitit të Lepurit dhe fillimin e Vitit të Dragoit, e vetmja krijesë mitike midis 12 shenjave të zodiakut kinez, që përfshin gjithashtu miun, kaun, tigrin, lepurin, dragoin, gjarprin, kalin, dhinë, majmunin, gjelin, qenin dhe derrin.

Sipas legjendës, besohet se Zoti i ftoi të gjitha kafshët për t’i dhënë lamtumirën para se të largohej nga Toka dhe vetëm këto 12 u shfaqën.

E kuqja shënon këtë ritual, ndaj besimtarët vendosin dragonj letre, ndezin fenerë dhe fishekzjare, te gjitha të njëjtën ngjyrë.

Nga OraNews