Nisin trazirat në Malin e Zi pas rënies së qeverisë: Partitë pro-serbe nxjerrin njerëzit në rrugë
Nisin trazirat në Malin e Zi pas rënies së qeverisë: Partitë pro-serbe nxjerrin njerëzit në rrugë
10 SHKURT 2022
Trazirat nuk vonuan të shfaqen në Malin e Zi, ku mbështetës të njërës prej partive të shumicës së mëparshme qeverisëse në Mal të Zi, dolën në rrugë me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Me sloganin “Mbrojtja e vullnetit elektoral të qytetarëve”, protesta u drejtua nga zyrtarët e Partisë Mali i Zi Demokratik, e u mbështet edhe nga deputetët dhe zyrtarët e Frontit Demokratik pro-serb.
Tubuesit shprehen po ashtu pakënaqësi për formimin e mundshëm të një qeverie të pakicës, që është propozuar nga ish-partneri i tyre politik, Dritan Abazovic, kryetar i Lëvizjes Qytetare URA.
Demokratët, Fronti Demokratik dhe URA e krijuan së bashku koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të mbajtura në 2020.
Në protestën e 9 shkurtit morën pjesë disa mijëra qytetarë dhe aktivistë të subjekteve politike, të cilët mbajtën flamuj shtetërorë dhe pankarta ku u bëhej thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë “vjedhjes së vullnetit elektoral”
“Njerëz, përgatituni për zgjedhje. Le t’ia kthejmë mandatin popullit dhe ta lëmë popullin të vendosë se cila do të jetë e ardhmja”, deklaroi kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiç, i cili në 7 shkurt u shkarkua nga posti i kreut të Kuvendit.
Ai terhoqi vëmendjen se një qeveri e re e mundshme do të varet nga vullneti i Partisë Demokratike të Socialistëve, DPS te presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ndërsa e kritikoi Abazoviçin se duke thënë se synon që ta formojë ekzekutivin e ri pikërisht me mbështetjen e Gjukanoviçit, partinë e të cilit e ka akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar./ Top Channel
Gazeta Shqip