Nisma e qeverise per amnistine, ekspertet kundra Rames: – Nuk ka efekt pozitiv per ekonomine.

2 mars 2020

Ekspertët e ekonomisë  janë kundër amnistisë së kapitalit të  propozuar nga qeveria . Selami Xhepa deklaron se nisma të tilla dëmtojnë kategorinë e ndershme që deklaron dhe paguan taksa.

Amnisti të tilla shprehet Xhepa janë ndërmarrë edhe në të shkuarën dhe impakti në ekonomi ka qenë minimal duke mos pasur rritje te investimeve apo të kapitalit në banka.

 

Është joproduktive. Edhe aminsita e parë që është bërë nga qeverisja e PD-së pati efekte të dobëta. Masa e kapitalit që u shtua në sistemin bankar ishte e pandjeshme. Efektet e saj nuk ishin ato që u parashikuan. Këto janë masa që përësëriten në mënyrë permanente me një frekuencë kaq të shpeshtë, bëhen negative në kuptimin e dëmtit moral që krijojnë të shoqëria”, tha Xhepa.

Ndërkohë Zef Preçi e cilëson këtë nismë një premtim elektoral në prag të hapjes së fushatës.

Ai e konsideron të rrezikshme për ekonominë shqiptare një amnisti të tillë në një kohë që paraja informale që qarkullon jashtë sistemit banker arrin deri në 50%.

“Në vlerësimin tim ka një kontekst politik, ka të bëjë me një lloj përgatitje të fushatës së ardhshme elektorale. Një ekonomi që ka në mënyrë konstante 30 deri në 50 % të saj në nivel informal nuk ka terren të majftueshëm për të kryer amnisti fiskale”, tha Preçi.

Përsa i përket rritjes së pagës minimale ekspertët shprehen se i rëndësishëm mbetet zbatimi i këtij vendimi nga subjekte të ndryshme pasi nuk kanë mungojnë rastet e abuzimeve.

/abcnews.al