27 Janar 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se pas kërkesës së Enkelejt Alibeaj për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla është e iniciuar nga vetë kryeministri Rama për të hequr vëmendjen dorëheqja e tij pas skandalit me McGonigal.

Shehu në një intervistë për Panorama TV tha se Alibeaj merr urdhra nga kryeministri dhe shërben si një ‘gjethe fiku’ i Edi Ramës.

Sipas Shehut, pikërisht dje kur ata ishin në kulmin e betejës me Ramën u deklarua përjashtimi nga grupi parlamentar.

“Për mua kjo nuk është nismë personale. Kjo është një nismë e iniciuar nga Rama, për të hequr vëmendjen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës. Nikolla merr urdhra ose nga Rama ose nga Balla. Të kërkosh dorëheqjen e saj kur të gjithë e dinë që ajo është nën varësinë e Ramës është të minimizosh çështjen.

Është të kthehesh në gjethe fiku për kryeministrin e Shqipërisë. AI vepron si instrument i Ramës.

Ai  merr urdhër nga Rama, ai vepron si një ushtar i Ramës për të dëmtuar opozitën dhe për të përçarë PD. Të përjashtohemi ne nga grupi parlamentar, pikërisht kur shpërtheu skandali i Ramës.

Pikërisht dje kur ne ishin në kulmin e betejës me Ramën u deklarua përjashtimi jonë nga grupi parlamentar, ka më turp se kjo? Nuk ka”, tha ndër të tjera Tritan Shehu.

Panorama.al