Një balenë me këmbë? – Po! Ka jetuar në tokë e ujë 43 milionë vite më parë.
Një balenë me këmbë? – Po! Ka jetuar në tokë e ujë 43 milionë vite më parë.
26 GUSHT 2021
Shkencëtarët në Egjipt kanë identifikuar një specie të re balene, që ka habitur jo pak. Ajo kishte katër këmbë dhe jetonte në oqeane rreth 43 milionë vjet më parë.
Fosili i amfibit “Phiomicetus anubis” u zbulua në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit. Kafka e saj ngjan me atë të Anubis, perëndia e lashtë egjiptiane e të vdekurve me kokë çakalli, sipas së cilës u quajt.
Paraardhëset e balenave moderne mendohet se kanë qenë gjitarë të ngjashëm me drerët, të cilët jetuan në tokë përgjatë 10 milionë viteve.
Duke peshuar rreth 600 kg dhe tre metra gjatësi, Phiomicetus anubis kishte nofulla të forta për të kapur prenë, sipas studimit të botuar nga Proceedings of the Royal Society B të mërkurën. Balena ishte në gjendje si të ecte në tokë, ashtu edhe të notonte në ujë, ngjashëm si krokodilët e sotëm.
Skeleti i pjesshëm i gjetur në Egjipt u analizua nga shkencëtarët në Universitetin Mansoura. Edhe pse zona tani është e shkretë, ajo dikur ishte e mbuluar nga deti dhe është një burim i pasur fosilesh për shkencëtarët.
“Phiomicetus anubis është një specie e re kryesore e balenave dhe një zbulim kritik për paleontologjinë egjiptiane dhe afrikane”, tha autori kryesor i studimit, Abdullah Gohar, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kjo nuk është hera e parë që fosili i një balene me këmbë është gjetur, Phiomicetus anubis besohet të jetë lloji më i hershëm i balenave gjysmëujore që u zbulua në Afrikë.
Balenat e para mendohet se kanë evoluar fillimisht në Azinë Jugore rreth 50 milionë vjet më parë. Në vitin 2011, një ekip paleontologësh në Peru zbuluan një fosil balene 43 milionvjeçar me katër këmbë, këmbë dhe me thundra.
Gazeta Shqip