Një delegacion i lartë amerikan vjen në Tiranë për krizën politike. 

28 maji 2019

Ajo që po (ri)ndodh në Tiranë po ndiqet edhe nga diplomatët e huaj në Europë dhe SHBA që merren me Shqipërinë.

Një delegacion i Kongresit Amerikan në këto momente po zhvillon një takim me shefin e qeverisë,  ndërsa më herët ata patën takim edhe me Presidentin, Meta.

Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar.

Në orën 11:15 ky delegacion  ka planifikuar takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci.

Me kreun e Partisë Demokratike ata do takohen në orën 15:30 minuta.

e.t./dita