Një dokument i rrallë dhe i panjohur/ Kur mjeshtri i fotografisë botërore, i shkruante mikut të tij korçar. –
Një dokument i rrallë dhe i panjohur/ Kur mjeshtri i fotografisë botërore, i shkruante mikut të tij korçar. –
Nga: Niko Kotherja.
Nëse ne ende sot kemi probleme me mënyrën e të artikuluarit, por edhe të pasqyrimit të gjuhës letrare, kjo është si pasojë e shumë faktorëve. Por nuk do të mbetemi tek kjo pjesë. Një dokument i vjetër dëshmon qartë se sa pastër shkruhej gjuha jonë.
I referohemi një letre, të cilën e ka shkruar me mjaft mjeshtëri fotografi shqiptar me famë botërore, Gjon Mili.
Kontributi i jashtëzakonshëm i Gjon Milit është dokumentuar dhe vlerësohet sot e kësaj dite në të gjithë botën. Në letrën në fjalë pasqyrohej një shqipe e ravijëzuar drejt dhe pastër.
Në këtë dokument të bërë publik nga koleksionisti i njohur Niko Kotherja, fotografi me famë botërore Gjon Mili, i shkruante shokut te tij korçar në fillim të viteve ‘30.