Një fenomen i ri sizmik, shkencëtarët: Tërmete dhe pas stuhive. 

28 Dhjetor 2019

Studiuesit kanë zbuluar një tjetër fenomen sizmik, të panjohur më parë, që e kanë quajtur stormquakes, tërmete të shkaktuara nga stuhitë. Këto ngjarje janë impulse të valëve sizmike të lindura nga energjia e madhe në stuhi masive.

Sipas “National geographic”, bëhet fjalë për lëkundje të fundit të oqeaneve, që provokohen nga stuhi shumë të forta që prekin zakonisht brigjet e kontinenteve.

Ky fenomen u zbulua rastësisht, ndërsa dridhjet janë të një frekuence të vogël që nuk mund të zbulohen pa instrumentat e duhur. Sipas shkencëtarëve, uragane të fuqishme mund të gjenerojnë valë sizmike në dyshemenë detare, mjaftueshëm energjike sa të shkaktojnë një tërmet me intensitet deri në 3.5 të shkallës Rihter.

©Copyright Gazeta SHQIP