Pergatiti dhe fotot:  Jaho Brahaj.

Po publikojme duke pershkruar se cfare permbajne te gdhendura ne menyre arkaike keto dy objekte-mjete pune te gruas shqiptare.

1 .Furka na vjen nga zona e Laberise, ndersa boshti qe sherben per mbeshtjelljen e fillit te leshte, qe tirret nga furka vjen nga nje fshat I Malesise se Pukes. Furka ne koken (pjesen me te gjere ku lidhet shtellunga e leshit) ka formen simbolike te nje fytyre dhe eshte gdhenur me simbole gjeometrike.

Ne pjesen qe vazhdon me poshte, qe zakonisht quhet bishti i furkes jane disa portrete dhe motive floreale, si Shqiponja dykrenare, Portreti i Skenderbeut, dy lule  ne disk qe simbolizojne diellin ne dy pozicionet gjate dites, nje figure femerore, qe nuk e percaktojme saktesishte, a eshte zane apo nusja qe mbante dhe tirrete me furke. Ne disa zona sideomos pas shpalljes se Pavarsise(1912)  si ndikim i pushtetit fetar filluan te mos aprovohen figurat njerzore. Kjo eshte e cuditshme ne veshtrimin e pare, por keshtu ka ndodhur, pasi perzume pushtuesin me fene zyrtare myslimane, ne filluam te beheshim me shume rob te ndakimeve qe kishte ajo. E themi kete se ne kete furke veme re, qe artisti popullor ka gdhendur figuren njerzore te Te Parve, por eshte detyruar ta kmufloje dhe kete e ka arritur me mjeshteri. Ne pamje te pare, kemi nje lule te rrumbullakosur dhe ne degezen  saje qendron nje zog. Shikimi i vemendshem zbulon se aty kemi portretin e nje te moshuari me mjekerr dhe me dy duar te hapura te vendosura perballe njera tjetres, dhe nga drejtimi tjeter e duarve kemi vizatimin e shpendit.

Fshehjen e figurave njerzor me permbajtje kulti dhe mitologjike ma ka shpjeguar nga pervoja e tij mjeshtri dhe instrumentisti Bejo Keraj ne Zhulat. Kjo figure njerzore me mjekerr thote ai, ngaterrohej dhe nuk mratohej se e mendonin se eshte figure prifti ose shenjetori kristian. Per te patur nje opinion sa me te plote ne po e publikojme fotot ketu.

2 Boshti. Sherbente si e thame per mbledhjen e fillit. Gruaja e mbante kur punonte (tjerrte, tirrte) gjithe diten ne dore duke e rrotulluar. E habitshme ne veshtrimin e pare eshte, qe ajo gjate gjithe dites mbante nje gjarper te gdhendur ne dru, qe nga ana tjeter kishte nje lule megjithe gjethe. Gjarperi ishte i pranishem ne kultet, ritet dhe ne perrallat me subjekte mitologjike.

?

Pra dy objekte qe ne veshtrimin e pare nuk i vleresojme, kane nje galeri  me portrete, figura te mtologjise, kultit dhe Te Parin Tone, qe nderohej dhe respektohej gjithmone dhe per Te Paret populli yne ka patur dhe nje dite te vecante: Te Shumat.