Një grup studentësh braktisin takimin e Ramës: S’ka dialog, plotëso kërkesat. Mos na detyroni që gjithë partitë…
Një grup studentësh braktisin takimin e Ramës: S’ka dialog, plotëso kërkesat. Mos na detyroni që gjithë partitë…
19 dhjetor 2018
Studentët e Vlores i jane drejtuar me ultimatum kryeministrit Rama per plotesimin e kerkesave te bera tashme publike, e me pas nje grup i madh prej tyre e kane braktisur takimin.
Fjalen e ka marre nje vajze, studente, e cila ka thene se Rama e ka keqkuptuar protesten e po ashtu edhe politika.
Fjala e saj
“Ne si studentë nuk kemi protestuar kot, nuk jemi budallenj, as me parti politike, ne që kemi ndenjura në shi e në të ftohtë, ne zotëri, jemi një pjesë e atyre që ju shikojmë juve si te vetmin njeri, për momentin që mund të bëni diçka,. Ju e keni keqkuptuar këtë protestë, nuk kemi kërkuar që të rrezojmë qeverinë apo të sjellim njeri tjetër në krye të vendit, por për kërkesa bazike. Sot jemi në një sallë kaq të ngrohtë, sikur t’i bënim mësimin në salla kaq të mira?!
Duhet të kupton ju zotëri, se që të gjitha pikat janë të qarta, të shkruara e zeza në të bardhë. Komunikim ka nevojë për mesazhin, kanalin dhe marrësin…
Mesazhi ato 8 pika, kanali mënyra si kemi zgjedhur ta japim këtë mesazh, marrësi jeni ju…”
Pas saj, ka marre fjalen nje tjeter student, qe ka theksuar se kerkesat opse plotesohen ose jo, nuk ka nevoje per dialog. Madje i ka kujtuar te mos agravoje situaten, pasi ne kete rast do te detyrohen te cojne te gjitha partite aty ku e kane vendin
Fjala e tij
“Kemi pasur pëlqim për ju, por nuk po silleni në mënyrë korrekte, ju doni dialog, në takim përballë ju të mbushni mendjen, ne kërkesat i kemi paraqitur, duam bëhen nuk bëhen, nuk ka dialog këtu, duam marrëveshje, ne ju kemi votuar, ndaj mos na detyroni që pëlqimin ta kthejmë në urrejtje. Mos e agravoni më tej situatën, nëse do e agravoheni pas pushimeve, studentëve me PD me PS e LSI do ju marrin e do ju dërgojnë e dini vetë ju, ndaj plotësoni kërkesat tona. Duam përgjigje përfundimtare, jepni zgjidhje.”
Rama e nis me debat: A jeni ne terezi apo jo, o Zot
Ka nisur me kaos e debat takimi i kryeministrit Rama me studentët e Universitetit të Vlorës. Ndërkohë që Rama kishte zënë vend, shumë studentë kanë qenë të interesuar të hynin, por kjo është shoqëruar me kaos, pasi nuk po rregulloheshin dot nëpër vende.
Një grup studentësh kanë ndenjur në këmbë në mes rreshtash duke u zënë pamjen të tjerëve, gjë që nuk i ka pëlqyer Ramës.
“Dil moj aty anash, si do i dalësh para njerëzve po përmbysni normale e edukatës, jeni në terezi apo jo, dua të kem përballë, dhe u del para të tjerëve. O zot, uluni në tokë aty, se ju mpihen gjunjët, jo në gjunjë, më mirë në tokë aty, perfekt”- tha Rama.
Gazeta Panorama.