
Një grup vajzash i kërkojnë të lirojnë të shoqëruarit, Policia i “përgjigjet” me gaz lotsjellës
Një grup vajzash i kërkojnë të lirojnë të shoqëruarit, Policia i “përgjigjet” me gaz lotsjellës
12 DHJETOR 2020,
Ndryshe nga protestash të tjera, Policia nuk do të lejojë sot asnjë grumbullim, që do t’i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe me auto-botet e ujit.
Në të njëjtën mënyrë i është përgjigjur policia edh enjë grupi vajzash të reja, që i kanë bërë thirrje të lirojnë personat e shoqëruar.
Të vendosura në aksin nga Drejtoria e Tiranës, që të dërgon te godina e kryeministrisë, policët kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të vajzave, të cilat më pas janë shpërndarë.