Kaluan 2 ditë nga OXI i Greqisë. Në këto 2 ditë, rrjetet sociale, gazetat e mediat shqiptare nuk reshtën së foluri për OXIn e Greqisë, një JO idealiste që frymëzoi katundar e qytetar në idenë se i vogli mund t’i thotë MJAFT të madhit. Megjithe friken e te ardhmes se paqendrueshme, Greket paten kurajo t’i thone JO te keqes me te vogel per te provuar dicka ndryshe! E ardhmja e tyre eshte e paqarte, por ata te pakten per nje dite ndjehen krenar qe diktuan vete fatin e tyre.

OXI Greece

OXI Greece

Nderkohe qe te kuq e blu gezonin nen dhembe fitoren plebeshtiane e prolatere te Athines, si per ironi te fatit, pikerisht nga ai qe nisi nismen MJAFT ne Shqiperi, vjen tallja e rradhes! Ta zbukurojme parkun tek Liqeni me disa super godina betoni!!!

Pa u cplodhur akoma nga fushata, bashkiaku i ri, akoma pa karrike, nxjerr projektin e pare qe vjen era lek e anti-vlere. Si gjithmone ne keto fushata u fol shume, dhe nuk u tha asgje! U derdhen miliona euro per shperlarje truri dhe per te treguar madheshtine e seciles force politike. U shpenzua aq shume sa per here te pare dikush u ndal dhe vendosi t’i llogariste.

http://www.netirana.al/kandidatet-partiak-peng-dhe-ne-borxhe-te-bizneset-qe-i-financojne/

http://www.netirana.al/kandidatet-partiak-peng-dhe-ne-borxhe-te-bizneset-qe-i-financojne/

Ne nje perllogaritje te buxhetit te Bashkiakut te ri, z. Erion Veliaj u be nga kundershtari i tij Gjergj Bojaxhi. Bojaxhi i perafron shpenzimet e fushates tek 3 000 000. Nje llogaritje te fushates se Veliajt e beri dhe Kastriot Islami. Islami, edhe ky ekonomist me profesion, e cakton buxhetin e fushates se Veliajt ne shifren 5 000 000€.

Eshte interesante se Hillary Clinton i duhen 2.5 miliard dollare per te bindur 235 Million votues amerikan. Per te qene njeriu me i fuqishem ne planet(!), Clinton harxhon rreth 8$ per cdo votues. Bashkiaku i Tiranes, (i nje vendi pa ekonomi te zhvilluar), per te bindur 600 000 votues harxhon 5.5$ per secilin prej tyre.

Nese marrim per baze te dhenat e Kastriot Islamit, buxheti i shpenzuar ne fushaten lokale per Bashkine e Tiranes ia kalon fushates se Clinton! (Sigurisht, keto jane perafrime, pasi Veliaj, Kosova dhe asnje parti nuk ka bere nje transparence te fushates. Ne nje tentative ne nje studio televizive per te arsyetuar shpenzimet, Veliaj doli bllof!)

“Financimi i kësaj fushate është treguesi më i qartë se nëse votohen përfaqësuesit e partive të mëdha, qeverisja e Tiranës do të vazhdojë të jetë klienteliste dhe e korruptuar”, tha Bojaxhi.

Per shumekend ishte e qarte qe keto leke dilnin nga xhepat e biznesmeneve qe biznesin kryesor kane favoret politike. Iu druajt shume kesaj pengmarrjes politike nga ana e bizneve Gjergji Bojaxhi. Bile dhe e shprehu qarte qe keto borxhe do kthehen ne kurriz te qytetarise dhe pati te drejte. Pa u ulur akoma mire ne karriken bashkiake te Bashkise me te madhe te Shqiperise (dhe institucionit qe ka buxhetin e nje ministrie), kryetari i ri i Bashkise njoftoi per projektin prej betoni te rradhes.

Një nga këto projekte monstruoze betoni do të përpijë pjesën më të rëndësishme e më të dukshme të Parkut të Liqenit dhe të Sheshit Nënë Tereza. Gjithçka e porositur nga klientët e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj, komplotuar në fshehtësi të plotë ndaj publikut dhe të drejtave që ligjet dhe konventat ndërkombëtare u njohin qytetarëve. Ndërtimet janë në fakt kulmimi i aktivitetit klientelist 15 vjeçar të Kryeministrit Rama në krye të Bashkisë së Tiranës dhe tani të qeverisë. Janë rezultat i bashkëpunimit të përhershëm për interesa korruptive midis kryebashkiakëve e kryeministrave të të gjitha ngjyrave: Nano-Rama-Berisha-Basha. Janë rezultat i përçmimit të qytetarëve. Janë rezultat i kapjes totale të shtetit nga interesat private, të ligjshme e të paligjshme. Janë rezultat i autokracisë.

E keni pare ndonjehere dicka me te shemtuar!?

Si per ironi, gjate fushates ishte pikerisht Veliaj ai qe deklaronte: “Apeli pezullon ndërtimet e pallateve tek liqeni, Veliaj: Fitorja e parë kundër modelit të SHQUP-it”. Megjithate, Erioni zhgenjeu duke qene nismetar i nje tjeter monstre betoni ne ate pak hapesire te gjelber!

projekti-liqenit-beton

Teksa shihja sot ne rrjetet sociale keto projekte monstruoze, nuk mund te mos ndjehesha i tradhetuar, i ofenduar dhe i zhvleftesuar! E gjithe ajo fushate, te gjitha ato premtime, te gjitha ato shpresa te hedhura poshte ne projektin e pare bashkiak! Dhe pa kaluar as 2 jave!? Jam i sigurt qe bojatisja dhe ngjyrosja e qytetit me vija vija do vije per te na hedhur nje tjeter hi syve, por kesaj rradhe nuk dua te genjehem me.

Ne valen e entuziazmit te votes se grekerve, Shqiptaret duhet te mendojne qe ka ardhur koha qe dhe ata te thone nje JO ndaj kesaj politike abuzuese. Nje MJAFT duket se nuk mjafton me!

MJAFT

MJAFT