Grup Ujqerish ne Debore - Foto Davide Dolando

Grup Ujqerish ne Debore – Foto Davide Dolando
Parco Naturale Vanatori Neamt Romania

Tre ujqërit e parë janë më të dobëtit apo të sëmurët. Janë lanë qëllimisht në krye të tufës për t’i dhënë ritmin të gjithë grupit. Nëse do të ishin lënë mbrapa, atëhërë ata do ishin të fundit, do ishin shkëputur e do kishin ngordhur. Në rast sulmi, ata janë të parët që vetsakrifikohen. Megjithatë, këta 3 ujqër krijojnë dhe shtegun në mes të deborës, ku kalojnë dhe ujqërit e tjerë, ndoshta duke i ndikuar të kursejnë energji atyre që jane pas.

Ndiqen nga 5 ujqër të fuqishëm që krijojnë avanguardën e grupit. Në mes të kopesë, gjendet pasuria e grupit, 11 ulkonja. Pas tyre vijnë 5 ujqër të tjerë të fuqishëm që mbështesin dhe mbrojnë nga pas.

I fundit, pothuaj i veçmuar nga grupi është udhëheqësi. Atij i duhet të shikojë mirë të gjithë grupin, për të kontrolluar, drejtuar dhe koordinuar që aty.


Përshkrimi më sipër është marrë nga një postim në Facebook i Davide Dolando (nje qytetar i thjeshte).

Lajmet nga Facebook janë bërë trend, por ky është lajmi i parë që krijojmë nga Facebook. Fatkeqësisht nuk është ndonjë citim FB i opozitës apo i ndonjë ministri. Eshtë thjesht një foto që përshkruan shoqërinë e “ujkut”, njërës prej krijesavë që i kemi veshur më shumë negativitet në botën e përrallave (dhe transferuar tek perceptimet mbi realitetin).

E megjithatë, duket sikur funksionon më mirë se një “qeverisje” socialiste  shqiptare. Kategorizuar, Politika!