Një libër i pikturuar me dorë rindërton Sofien nga e kaluara
Një libër i pikturuar me dorë rindërton Sofien nga e kaluara
Dhjetëra janë njerëzit të cilët kanë shkruar për Sofien – qyteti i cili “rritet por nuk mplaket”, qyteti i përmbushur me tradita, i cili ruan kujtimin për kohëra të kaluara, qyteti i cili zhvillohet dhe shumë shpejt kthehet në një kryeqytet modern evropian. Por, një libër i ri, i pazakonshëm jep një vështrim tjetër mbi historinë dhe arkitekturën e njërit prej kryeqyteteve më të lashta në Evropë. Ai është fryt i një pune shumëvjeçare të arkitektit Todor Vojnikov. Çfarë e dallon nga të gjitha botimet e tjera?
“Si fillim, i gjithë libri është i pikturuar krejtësisht me dorë, në të nuk ka asnjë vijë, e cila të ketë një prejardhje elektronike ose shtypi. Vendosa se në këtë mënyrë formohet një menjëhershmëri më e madhe – tregon Todor Vojnikov. Gjëja tjetër karakteristike është se ai përbëhet deri në një shkallë të madhe prej kujtimeve “të gjalla” të dëshmitarëve okularë. Synimi im qe,që çdo një nga këto kujtime të kthehet në një ilustrim, të fitojë një pamje vizuale.”