Nje llampe prej bronzi e shekullit te VI-te, ne Pecaj-Kukes. –
Nje llampe prej bronzi e shekullit te VI-te, e zbuluar ne kishen e Peces, ne rrethin e Kuksit. Ne dy fotot e para paraqitet mbas restaurimit, te bere njezet e pese vjet me pare, ndersa ne dy fotot pasardhese nje pamje e pjeseshme kur erdhi ne laborator. Por jo e gjitha eshte ne foto, sepse pjesa e fundit ne ate kohe ka qene ne procesin e galvanoplastikes, per ta plotesuar nga mungesat. Llampa ishte teper e demtuar, por fale punes restauruese, ne te cilen me ndihmoi edhe punonjesja e laboratorit Elida Davidhi, sot paraqitet thuajse e plote, brenda kritereve te restaurimit. Me e rendesishme eshte se ajo nuk ka cfaqur asnje shenje prishjeje, gje qe konfirmon edhe nje here se ish Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrise, prane ish Instiutit te Kultures Popullore, ka punuar me garanci 100%.
Ne foton e fundit paraqitet ikonografia e saj. I treti ne rreshtin e dyte eshte Krishti i ulur ne fron. Anash tij jane dy apostuj, Shen Pjetri dhe Shen Pali. E treta ne rreshtin e pare eshte Shen Meria. Anash saj jane dy ushtare. Figurat e tjera jane te diskutueshme per arsye te demtimit. Llampa mund te qendronte e varur, ose ne nje bazament. Brenda duhet te kete patur nje kupe prej qelqi.
Pjesa sferike ngjan me dy shandane te gjetur ne Sadove te Bullgarise. Si llampe e varur mund te krahasohet me nje llampe qe ndodhet ne Berlin, por me nje origjine nga Egjypti. Per nga krahet ngjan me nje llampe qe ndodhet ne koleksionin Averoff Tositsa.
Dekori i pjeses sferike mund te jete nje variant i nje motivi shume te njohur ne repertorin dekorativ te epokes romake dhe fillimit te asaj bizantine.Te tjera llampa te ngjashme me kete jane ato te nje thesari bavarez dhe te Stumes, qe ruhen ne fondacionin Abbeg. Me sa duket, mjeshtri qe e ka prodhuar, ka huazuar idene e disa llampave te tjera. Per me shume hollesi mund te lexohet studimi “Llampa e Peces” me autore Francois Baratte dhe Luan Perzhita, botuar ne revisten “Iliria”, nr 34, 2009-2010.