Një mendim dhe propozim me interes nga studiuesi Alekasander Vasili (2 foto).
Një mendim dhe propozim me interes nga studiuesi Alekasander Vasili:
“Kështu duhet mendojme e të kemi dhe sot disa nga veshjet tona të cilat duhet ti përshtatim për kult, dmth që veshjet e klerikëve të të gjitha feve që ne kemi, të kenë frymën e folklorit të Arbrit por të dizenjuara për rite fetare, dhe jo veshjet fetare që shohim sot që nuk janë kulturë e Arbrit dhe që dëshmojnë kultura të tjera. Në këtë mënyrë, fetë që ne kemi, do ti shndërojmë në diçka tonën edhe optikisht, ashtu siç kanë psh Koptët e Egjiptit, kisha e Armenisë, e Gjeorgjisë etj që kanë për kult, veshje të tyre etnike. Vetëm në këtë mënyrë do shpëtojmë nga ndikimet e huaja që duan të na përçajnë.
Por që të bëhet kjo, duhen njerëzit e duhur dhe një strategji e tërë, që nga dëshira për të prodhuar veshje kulti nëpërmjet frymës që egziston tek veshjet e Arbrit, e deri në shpërndarje të tyre dhe konfirmim!” …
Në foto, një Shenjetor me fustanellen shqiptare. Sh. Gjergji i Janines, pikture murale në një Kishe në Gjirokaster.
Shenim nga: Jaho Brahaj