Një menu me firmën e Mao ce Dun shitet në ankand për 275 mijë dollarë
13 Dhjetor 2023
Një menu zyrtare e darkës shtetërore, me firmën e ish-udhëheqësit kinez Mao Ce Dun është shitur në ankand për 275,000 dollarë. Darka u mbajt më 19 tetor 1956 në Pekin, duke shënuar vizitën e parë zyrtare në Kinë nga kryeministri pakistanez Hussain Shaheed Suhraëardy.
Menuja u firmos me stilolaps nga gjashtë politikanë kinezë me ndikim, duke përfshirë Maon dhe kryeministrin e atëhershëm Zhou Enlai. Nga ana tjetër, darka përfshinte gatime të kuzhinës nga dy vendet.
“Të kesh një menu të firmosur nga Mao Ce Duni dhe Chu Enlai është si të mbash një pjesë të së kaluarës, një pjesë që tregon historinë e një marrëdhënieje diplomatike, një shkëmbimi kulturor dhe krijimit të një miqësie që zgjati dekada,” tha Bobby Livingston, nënkryetar i RR Auction.