– Një ministër shqiptar mbështeti trafikun e drogës. – I penduari i Ndraghetës flet para prokurorëve italianë.
– Një ministër shqiptar mbështeti trafikun e drogës. I penduari i Ndraghetës flet para prokurorëve italianë.
– 04.05.22
Antonio Guastalegname, një sipërmarrës nga Vibo Marina, është bashkëpunëtori më i ri i drejtësisë italiane, i cili është rrëfyer përpara prokurorëve të Anti-Mafias duke treguar gjithçka që ai dinte në lidhje me bandën famëkeqe ‘Ndragheta’.
Sipas mediave italiane, i penduari 53-vjeçar ka treguar për linjën e trafikut të drogës në provincën e Astit, ndërsa shton se ka pasur kontakte të vazhdueshme me disa nga togerët kryesorë të bosëve të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës, një nga specialitetet e saj kryesore.
Kontaktet me narkotikët shqiptarë
Duke folur për drogën dhe lëndët narkotike, Guastalegname citon disa herë dhe njeh në albumin fotografik që i është shfaqur Valerio Navarra, i konsideruar nga hetuesit si shumë i afërt me bosin e Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti, një vendas nga Vibonese, por që u shpërngul në Toskanë.
“Navarra kishte kontakte me subjektet shqiptare. Ky i fundit kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”, u shpreh ndër të tjera Guastalegname.
Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një Eduard ose Robert në një udhëtim në Firence-Bolonjë.
“Më propozoi që t’i shisja drogat e tyre direkt, pa ndërmjetës, në stadiumet Piemonte dhe për të më joshur theksoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e barit duke u mbështetur në ‘mbështetjen e qeverisë shqiptare’ në sajë të së cilës ata mund të trajtonin tufa të mëdha pa frikën e kontrolleve”.
Për hetuesit do të ishte Robert Lazaj, i lindur në Shqipëri në vitin 1972, gjë të cilën e konfirmon edhe Guastalegname, i cili e njohu në foto.
“Konfirmoj – nënvizon ai – se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërm i ministrit të qeverisë shqiptare. të cilët siguruan mbulim në këto tregti”.
Gazeta Shqiptare