Një monstër që lumturohet publikisht kur humb jetën nje djalë 18 vjeçar.-
Një monstër që lumturohet publikisht kur humb jetën nje djalë 18 vjeçar.-
Nga: Enver Bytyci.
Një monstër kjo që lumturohet publikisht kur humb jetën nje djalë 18 vjeçar! Kjo, e ashtuquajtur poete, do të ndëshkohej në këtë rast nga çdo lloj qeverisjeje, me drejtësi, me ligj! Por në një vend normal! Jo në këtë vend ku vetë qeveria stimulon luftën civile dhe urrejtjen sociale, politike, krahinore e fetare ! Eshtë mbjell fara e urrejtjes aq thellë, sa monstrat nuk kanë frikë as nga ligji, as nga shteti, as nga shoqeria jonë e polarizuar dhe e shkatërruar!
Urrejtja patologjike e një të reje, qoftë kjo e vetme, duhej të ishte këmbanë alarmi per politikën, medien, shoqërinë! Por jo! Në vend të kësaj ekranet i zënë “heroizmat” e Koço Kokëdhimës!
Me plage ne zemer ku shikojme, degjojme dhe lexojme per kete filiz te brezit te ri qe ka koncepte antinjerzore, duke mos ju besuar syve, po japim he postimin e Genta Kalocit. Ku po shkojme!_
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – — – – —
Genta Kaloçi: po ndihet më mirë.
Fatkeqësi?? Jo
Drejtësi? Po
Ashpërsi? Mbase për disa
Açka, zhiti, ngjela, peka, velo, etj, etj si këta sperma të prishura përse Natyra i godet me shfarrosje të farës, fëmijëve të parë dhe të vetëm, pikërisht atëherë kur mendojnë se kanë siguruar pasardhësin e tyre dhe gjoja kanë përjetuar prindërimin e budallikut e injorancës së tyre??
Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore (përveçse me padrejtësi e krime njerëzore)!?
Asgjë nuk është rastësi. Mendojeni këtë variant kaq të thjeshtë, se kuptimi i së drejtës dhe jetës fshihet në këto raste e detaje kaq të thjeshta.
Gjithçka shpaguhet në jetë, sidomos mosmirnjohja dhe padrejtësia kur i jep gojës para mëndjes.
Jo Genta! Nuk besoj qe ti keni shkruar ju keto rreshta. Rilexoje shkrimin dhe reflekto, do ndihesh me ne paqe te pakten me vehten.
jehon