Një muaj pasi u zbulua, vritet anakonda më e madhe në botë
28 Mars 2024
Vetëm një muaj pas zbulimit të saj, anakonda më e madhe në botë, të cilën shkencëtarët e quajtën “Ana Julia”, u gjet e ngorrdhur në pyllin brazilian.
Trupi i pajetë i gjarprit tetë metra të gjatë u gjet në lumin Formoso në një zonë rurale të Brazilit jugor dhe thuhet se u qëllua në kokë.
“Me trishtim dua t’ju informoj se anakonda e madhe është gjetur e vdekur në lumë. Nga burime të ndryshme kam dëgjuar se është qëlluar, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e vdekjes. Jam shumë i trishtuar dhe aq i zemëruar në të njëjtën kohë. Sa i sëmurë duhet të jesh për t’ia bërë këtë një kafshe kaq të bukur dhe unike? Për gjithçka që dimë, ajo ishte jashtëzakonisht e shëndetshme dhe ende në kulmin e jetës së saj, kështu që mund të kishte pasur shumë pasardhës në vitet në vijim. Duke qenë se nuk ka shumë prej këtyre gjarpërinjve gjigantë kolosalë që notojnë përreth, goditja ndaj biodiversitetit është e madhe. Ishte gjarpri më i madh që kisha parë ndonjëherë me sytë e mi”, tha Frank Vonk.
Vonk publikoi pamjet e tij duke notuar me gjarpërin muajin e kaluar, duke treguar se gjallesa 440 kg ishte i trashë sa një gomë makine.