Një muze pikture zbulon se gjysma e koleksionit ishte… false! –

Muzeu më i rëndësishëm i qytetit francez, Elne, zbuloi se gjysma e koleksionit të tij të pikturave ishin false, njoftoi e përditshmja franceze ”Le Figaro”.

Muzeu ka në pronësi të tij vetëm piktura të katalanasit Etienne Terrus, i njohur sidomos për peizazhet e Rusijonit, të blera mes viteve 1990-2000.

Rreth 80 nga veprat e tij, piktura, akuarele dhe vizatime, u zbuluan se ishin kopje, por që ishin paguar 160 000 euro.

Alarmi u dha nga historiani i artit, Eric Forcada, i cili para disa muajsh kontaktoi me muzeun duke shprehur dyshimin për origjinalitetin e veprave.

 

Një grup ekspertësh i analizoi dhe rezultoi se mund të ishin false.

“Për bashkinë kjo është një katastrofë”, tha kryetari i saj, Yves Barniol, i cili ka bërë edhe denoncimin e rastit.